Përgjigjet për pyetjet më të zakonshme rreth çmimeve, të dhënave dhe përdoruesve. Nuk e gjeni përgjigjen? Na kontaktoni.
Po — muaji i parë është falas në çdo plan. Pas kësaj, planet fillojnë nga €25/muaj (Ordinanca), €50/muaj (Klinika) dhe €90/muaj (Poliklinika), ose me pagesë vjetore ku kurseni dy muaj. Çmimet pa TVSH — shihni faqen e çmimeve.
Kompjuterë — sa të doni, nga çdo pajisje me shfletues, pa pagesë për kompjuter. Përdoruesit varen nga plani: Ordinanca deri në 2, Klinika deri në 6, Poliklinika të pakufizuar. Kaloni në planin tjetër kur rritet klinika, pa riinstalim.
Çdo klinikë ka bazën e vet të të dhënave në adresën e vet, me lidhje të enkriptuar (HTTPS), qasje sipas roleve dhe kopje rezervë automatike çdo ditë. Nëse klinika kërkon që të dhënat të rrinë fizikisht në ambientet e saj, ofrojmë instalim lokal sipas kërkesës.
Klinikaime Cloud kërkon internet, si çdo faqe interneti. Për klinikat me lidhje të paqëndrueshme ose që duan gjithçka brenda ambienteve të veta, ofrojmë instalim lokal (self-hosted) sipas kërkesës — shihni detajet ose na kontaktoni.
Cloud është zgjedhja për shumicën e klinikave: filloni menjëherë, pa server dhe pa mirëmbajtje, me qasje nga çdo pajisje dhe përditësime të përfshira. Instalimi lokal ofrohet sipas kërkesës, për klinikat me kërkesa të veçanta. Na kontaktoni dhe ju ndihmojmë të zgjidhni.
Asgjë për të bërë — në cloud nuk ka licencë të lidhur me pajisjen. Hapni shfletuesin në kompjuterin e ri, kyçuni, dhe gjithçka është aty.
Po — administrator, mjek dhe staf, me leje të konfigurueshme: kush editon vizita, kush sheh të hyrat, kush aplikon zbritje etj.
Po, mbështetet fiskalizimi me printer fiskal lokal. Na kontaktoni për listën e pajisjeve të mbështetura.
Klinikaime Cloud hapet në shfletues — nuk kërkohet asnjë instalim dhe asnjë server në klinikë.
Na shkruani ose na telefononi — përgjigjemi brenda 24 orëve.